slide image

Banner flash 3

...
Me teper..

slide image

Banner flash 2

...
Me teper..

slide image

Banner flash 1

...
Me teper..

Barclays ambicje në Amerikën e Veriut

Banka briatanike Barclays do të shikojë të shtojë prezencën në tregun amerikan duke blerë aktivitet bankar të tregut të pakicës. Lajmin e bëri të ditur e përditshmja Wall Street Journal që raporton ambicjet amerikane të bankës britanike që bleu bankën e falimentuar Lehman Brothers në vitin 2008.

Sipas gazetës deri më tani banka ka shprehur dëshirën por nuk është në bisedime me asnjë bankë apo institucion tjetër financiar amerikan për të arritur ndonjë marrëveshje.

Gazeta thotë se Barclays ka përgatitur një skuadër e cila do të përcaktojë shënjestrat e mundshme dhe synon të krijojë një Françaiz me rrjet të fortë dhe bazë të fortë të depozitës. Gazeta shtoi gjithashtus e Barclays synon të shtojë aktivitetin bankar në europën perëndimore pas blerjes së biznesit të kartave të kreditit në itali dhe në portugali. Deri më tani banka nuk ka reaguar zyrtarisht.

Gazetar: Ermal Ngjelina

 
  • Facebook
  • Twitter