Bien tregjet europianë

Nga
Bien tregjet europianë

Bursat europiane kanë prekur nivelin më të ulët që prej muajit Gusht, duke i`u drejtuar niveleve të Shtatorit të vitit 2013.

Tregjet e kontinentit janë regjistruar në rënie për të 8-tën herë gjatë 9 sesioneve të fundit. Rënia udhëhiqet nga bankat dhe Sigurimet dhe vjen pas një sesioni në marshim gjatë së Mërkurës. Investitorët reflektojnë kështu frikën se bankat qendrore nuk janë në gjendje të frenojnë ngadalësimin e ekonomisë globale. Edhe rënia e naftës së bashku me sektorin e energjisë kanë ndikuar në këtë performancë.

Tregjet europiane kanë humbur 17% të vlerës së tyre përgjatë këtij viti, dhe prekën nivelet më të ulta të dy viteve të fundit gjatë sesionit të së Martës. Vetëm gjatë kësaj jave, indeksi Stoxx 600 i kontinentit ka humbur mbi 6.8% të vlerës, duke regjistruar rënien më të madhe që prej Gushtit të vitit 2011. Sektori bankar ka pësuar rënien më të madhe, me 28% vetëm gjatë këtij viti.

Siguria që përpiqet të përçojë Mario Draghi duket se tashmë po gjeneron efekt të kundërt. Deklaratat e numrit një të Bankës Qendrore Europiane tashmë shihen si një shenjë e qartë dobësie. Sektori bankar ka rifituar disi terren gjatë gjysmës së dytë të sesionit të së Enjtes duke sinjalizuar se luhatjet e forta vijnë si rrjedhojë e spekulimeve.