Bursat në rënie me 1.3% ndërsa Anglo American rritet me 8%

Nga
Bursat në rënie me 1.3% ndërsa Anglo American rritet me 8%

Titujt Europianë kanë vazhduar rënien edhe gjatë sesionit të së Enjtes, duke ndjekur tendencën mikse në Azi dhe Wall Street.

Indeksi Pan-European STOXX 600 qëndron në rënie me 1.3%.  Të gjithë indekset kryesorë ndodhen në të kuqe. FTSE 100 i Britanisë ndodhet në rënie me 0.56% dhe CAC 40 i Francës gjithashtu me 0.89%. Indeksi DAX i Gjermanisë kryeson humbjet me 1.38%.  Gjiganti i pijeve “Diageo”, ku përfshihen markat “Guiness”, “Smirnoff” dhe “Johnie Walker”, ka rënë në vlerë, pasi shitjet e raportuara për gjysmën e dytë të vitit janë ngadalësuar.  Prodhuesi i barnave “Roche” ra me 4% pasi raportoi të ardhurat vjetore poshtë pritshmërive. Aksionet e shitësit me pakicë të veshjeve në Suedi “H&M”  kaën rënë me 3% në sesionin tregtar, pasi fitimet e tremujorit të tretë të raportuara nga kompania ranë me 11% në 649 milionë dollarë.  Ndërkohë firma e  metaleve të çmuara “Anglo American” u rrit me 9% në vlerë tregu, pasi lajmëroi një raport për prodhimin me mineralin e hekurit në rritje.