Bursat aziatike ndjekin rënien në SHBA

Nga
Bursat aziatike ndjekin rënien në SHBA

Bursat Aziatike janë mbyllur në rënie gjatë sesiont të së Mërkurës kryesisht për shkak të çmimeve të naftës.

Indeksi benchmark i Japonisë u mbyll me 3.15% rënie duke kryesuar humbjen në rajon, ndërsa “Kospi” i Koresë së Jugut u mbyll me 0.84% në të kuqe. Në Australi indeksi “ASX” ku listohen 200 kompani, ra me 2.33%. Sektori i energjisë pati humbjet më të mëdha me 3.95%. Tregjet kinezë ndoqën pjesën tjetër të azisë në performancë negative, por indeksi i Shangait u tërhoq pak në 0.35%.

Në Hong Kong, indeksi “Hang Seng” u mbyll me 2.28% në rënie, ndërsa në hapje të sesionit të së Mërkurës humbi 3.32%. “Taiex” indeksi i Taivanit u mbyll me 0.84% rënie, duke humbur 68 pikë. Humbjet në kontinent erdhën pavarësisht një indeksi në Kinë që tregonte për ritmin më të shpejtë në 6 muaj të sektorit të shërbimit. 2 sesione rradhazi në rënie të çmimeve të naftës, kanë fshirë përpjekjen për rimëkëmbje.

Gjatë tregtisë në Azi, çmimet e naftës bruto amerikane ranë me 0.33% në 29.78 dollarë për fuçi. Nafta Brent e Londrës humbi 0.55% në 32.54 dollarë për fuçi. Nafta mori një nxitje gjatë javës së kaluar nga një koment i Rusisë, se prodhuesi më i madh i OPEC, Arabia Saudite, po konsideron 5% reduktim të prodhimit. Si rrjedhojë, kompanitë e energjisë në kontinent ishin të gjitha në territor negativ.