Ndërsa banka e japonisë habit, bursat aziatike mbyllen në të gjelbërt

Nga
Ndërsa banka e japonisë habit, bursat aziatike mbyllen në të gjelbërt

Tregjet aziatikë janë rritur, ndërsa aksionet në Japoni kanë qenë në luhatje gjatë sesionit të së Premtes, pasi Banka e Japonisë adaptoi norma negative të interesit gjatë takimit të politikave.

Indeksi benchmark i Japonisë “Nikkei”, ra me 0.6% përpara lajmërimit, u rrit me 3.51% direkt pas lajmërimit, dhe ndaloi në 2.8% gjatë fundit të sesionit tregtar të ditës së Premte, ku dhe u mbyll.  Pas lëvizjes së Bankës së Japonisë, yieldet e bonove 10 vjeçare të qeverisë japoneze ranë në nivel rekord prej 0.11%.  

Valuta japoneze pësoi humbje duke u tregtuar në 121.35  kundrejt dollarit direkt pas lajmërimit. Dyshja u tërhoq fare pak dhe u mbyll në 120.82.  Eksportuesit japonezë, që përfitojnë nga një jen i zhvlerësuar, u rritën.

“Sony” u rrit me 6.10% ndërsa “Nissan” me 7.13.  Pjesa tjetër e azisë ka ndjekur japoninë. Në Korenë e Jugut, indeksi “Kospi” la pas humbjet e sesionit të së premtes pas lajmërimit nga Banka e Japonisë, dhe u mbyll me 0.27% rritje. Tregjet kinezë, u mbyllën gjithashtu në territor pozitiv, me “SSEC” të Shangait duke kryesuar gjithë rajonin me 3.09%, ndërsa “Hang Seng” i Hong Kong-ut, në 2.11% rritje.

Fituesit më të mëdhenj në Kinë ishin kompanitë e brokerimit “Orient Securuties”, në rritje me 9.98%, ndërsa “Huatai Securities” me 10.04%. Në Australi, indeksi “ASX” ku listohen 200 kompani, u rrit me 0.59%. Sektori i energjisë ishte fituesi më i madh me 5.28%, ndërsa sektori i metaleve të çmuara humbi 5.86%.  

Minierat e arit në Australi ranë ndjeshëm, me “Alacer Gold” që humbi 3.08% dhe “Newcrest” duke kryesuar me 7.2% rënie. Ndërkohë, metalet e çmuara në botë ishin pozitivë.  Në të gjithë rajonin, aksionete kompanive të energjisë kryesuan fitimet, pasi nafta u rrit gjatë natës për të 3-tën ditë rradhazi.

Të dyja, nafta Brent dhe Bruto amerikane, u mbyllën sipër 33 dollarëshit. Kompania australiane “Santos” u rrit me 7.48%, ndërsa “Woodside”, me 5.99%. Në Japoni “Inpex” u rrit me 5.94%, ndërsa “Japan Petroleum” kryesoi me 6.26%.  Në Hong Kong, kompania kombëtare e naftës “CNOOC” u rrit ndjeshëm me 8.62%, ndërsa në aksionet e kontinentit, “China Petroleum” dhe “PetroChina” u mbyllën me 1.39% dhe 0.4% respektivisht.