Kina vazhdon në rënie, rajoni i përzier

Nga
Kina vazhdon në rënie, rajoni i përzier

Tregjet aziatikë janë mbyllur në tregti të përzier gjatë sesionit të së Enjtes, pavarësisht mbylljes në territor negativ në Wall Street, pasi Rezerva Federale zbuti pritshmëritë për rritjen ekonomike të Shteteve të Bashkuara.

Tregjet brënda kinës, kanë zgjeruar rënien edhe përgjatë sesionit të së Enjtes, me indeksin e Shangait duke u mbyllur me 2.85% në të kuqe. Indeksi i Hong Kong-ut, u mbyll me 0.75% rritje.  Nikkei i Japonisë la pas disa humbje, por gjithsesi u mbyll në të kuqe me -0.7%.  

Në Korenë e Jugut, Kospi u mbyll me 0.5% rritje. Indeksi ASX, nga ana tjetër e botës, u mbyll me 0.6% rritje. Kompanitë e energjisë në Rajon ishin gjithashtu në tregti të përzier. Kompanitë “Santos” dhe “Woodside” në Australi u mbyllën në rritje me 2.1% dhe 1.5%.  

Por, “Inpex” dhe “Japan Petroleum” në Japnoi ranë me 2.7 dhe 2.4% respektivisht. Aksionet e listuara në bursën e Hong Kong-ut të kompanisë kombëtare të naftës “CNOOC” u rritën me 1.1%, ndërsa aksionet e “China Petroleum” u mbyllën me 0.5%.