Bursat mbyllin sesionin e katërt në rënie

Nga
Bursat mbyllin sesionin e katërt në rënie

Tregjet e aksioneve kanë mbyllur ditën e katërt në rënie të vazhdueshme, duke zbritur kështu pranë niveleve rekord minimale të 2 muajve e gjysëm.

Performanca negative e tregjeve të aksioneve vjen si pasojë e kolapsit të lëndëve të para, luhatshmërisë së Dollarit amerikan si dhe pasigurive në tregjet në zhvillim. Indeksi VIX, i quajtur ndryshe si indkesi i frikës ka prekur nivelin maksimal të muajit të fundit. Tregjet europiane ndërkohë kanë fituar qetësinë pas dy sesioneve në humbje. Ekspertët shprehen se pritja ndaj Rzervës Federale për të ndërhyrë më 16 Dhjetor ka trazuar disi tregjet.

Pavarësisht kësaj, impakti më i madh në tregje vjen nga kolapsi i naftës. Ari i zi ka prekur nivele rekord minimale duke rikthyer frikën e deflacionit. Indeksi kyç i bursës japoneze dhe asaj austrialiane mbyllën një sesion në rënie prej 1.3 dhe 0.8% respektivisht. Bursa e Hong Kongut ajo e Shanghait, Indonezisë dhe Koresë së Jugut mbyllën gjithashtu një sesion në territor negativ.