Bursat, flasin statistikat!

Nga
Bursat, flasin statistikat!

Referuar një studimi të fundit, edhe investimet në bursë kanë një ndikim të madh sezonal.

Kjo është në fakt periudha kur tregjet financiare vuajnë më shumë, muajt Maj Qershor dhe Korrik. Shanset që gjatë kësaj periudhe bursa e wallstreet dhe ajo e Milanos ta mbyllin pozitivisht muajin zbresin nën 50%, duke prekur madje pikën më të ulët gjatë muajit Korrik. Kjo është pikërisht periudha më e vështirë për këdo që do të investojë në bursat perëndimore, thekson raporti.

Gjatë muajit Gusht, të dyja tregjet kanë tendenca rritje. Gjasat që të mbyllen pozitivsht në fund të muajit  tejkalojnë 60%. Studimi merr në analizë ecurinë e bursës së Wallstreet dhe asaj të Milanos gjatë 15 viteve të fundit. Ndërkohë tre muajt e fundit të vitit shihen si ato më të frytshmet për këto dy tregje. Kjo tendencë është edhe më e theksuar për bursën e Milanos, ku në mbi 70% të rastave gjatë këtyre 15 viteve ka regjistruar rezultate pozitive.

Ndërkohë si për bursën e Milanos ashtu edhe për atë të wallstreet në rreth 80% të rasteve ato regjistrojnë një bilanc pozitiv përmbyllës gjatë muajit të fundit të vitit. Pavarsisht statstikave që flasin qartë, në bursë nuk mund të ketë siguri, pasi edhe rezultatet më të mira mbeten vetëm statistikisht të tilla.

Pavarsisht tendencave të probabilitetit nuk mund të thuhet se ekziston një muaj i vitit më i sukseshëm se të tjerët dhe një muaj më pak i suskseshëm, pasi gjithsesi ekziston rreziku që të ndodhë krejt e kundërta. Por, investitorët gjithsesi, nxiten të ndjekin këto tendenca sezonale.