Dollari bie lehtë përballë euros

Nga
Dollari bie lehtë përballë euros

Dollari amerikan po publikon humbje gjatë sesionit të sotëm, për shkak të të dhënave të dobëta mbi biznesin në Japoni, që kanë rrëzuar aksionet por kanë rritur jenin japonez.

Në anën tjetër, përmirësimi i aktivitetit të biznesit në Francë dhe Gjermani ka ofruar të tjera shenja se ekonomia e Eurozonës po rimëkëmbet, duke mbështetur edhe euron. Pas disa javësh luhatjesh të mëdha, tregu monetar është stabilizuar gjatë sesionit të sotëm dhe volumi i tregtisë ka qënë i ulët edhe për faktin se në fundjavë janë Pashkët.

Gjithashtu, në fokus të tregjeve është edhe Greqia. Parashikohet që javën e ardhshme, ministri grek i financave të arrijë një marrëveshje me Fondin Monetar Ndërkombëtar dhe partnerët e eurozonës mbi paketën e reformave.

Dollari amerikan ra me 0.2% në raport me euron dhe këmbehet me rreth 1.0760 dollarë. Edhe përballë jenit, dollari amerikan është në rënie me rreth 0.2%. Shumë investitorë, sidomos ata të huaj, kanë shitur jenin.