Bursat europiane, në rënie

Nga
Bursat europiane, në rënie

Tregjet europiane po qendrojnë në rënie në sesionin e sotëm dhe pritet të publikojnë fitimet më të mëdha tremujore, që nga krijimi i Eurozonës, në mbyllje të tregtisë.

Në anën tjetër, euro pritet të publikojë humbjet më të mëdha tremujore, që nga krijimi i saj përballë dollarit amerikan. Lehtësimi sasior prej mbi 1 trilion euro i Bankës Qendrore Europiane, që filloi në 9 Mars, ka përmirësuar ndjeshëm humorin e investitorëve dhe ka dobësuar euron.

Gjithashtu, edhe kostoja e ulët e naftës ka bërë që fitimet e kompanive të rriten edhe më shumë. Indeksi pan-Europian FTSEurofirst 300, i indekseve kryesore europiane është në rënie me 0.5%. Volumi i tregtisë është i ulët për shkak se investitorët po bëjnë bilancet e tremujorit të parë të këtij viti.

Referuar të dhënave të publikuara gjatë ditës së sotme, deflacioni në Eurozonë vazhdoi të zbutet. Sipas Eurostat inflacioni u ul në -0.1% në Mars, nga -0.3% që ishte në Shkurt. Edhe norma e papunësisë është regjistruar në një përmirësim të lehtë duke zbritur nga 11.4% në 11.3% gjatë muajit Mars.

Përsa i përket Greqisë, kancelarja gjermane, Angela Merkel, deklaroi se ky vend ka një farë fleksibiliteti në implementimin e reformave, por paralajëroi se ka shumë punë për të bërë.