Fejohet Ricky Martin

Nga
Fejohet Ricky Martin

Ylli portorikan i muzikës, Ricky Martin ka shumë arsye për të festuar së fundmi. Javën e kaluar, fituesi i çmimit “Grammy” njoftoi mbajtjen e një numri koncertesh në Las Vegas e gjithashtu fejesën me partnerin e tij prej një viti, artistin sirian Jwan Yosef.

Por me fitoren e Donald Trumpit në zgjedhjet presidenciale shumë pjesëtarë të komunitetit GAY, i druhen ashpërsimit të politikave kundër tyre, ashtu si edhe shumë minoritete të tjera.

Martin, i cili gjatë fushatës foli kundër manjatit të pasurive të paluajtshme tha se do të shfrytëzonte famën për të ngritur fort zërin nëse të drejtat e këtij komuniteti do të shkeleshin.

“Nuk e kam idenë se çfarë do t’i ndodhë këtij vendi në të ardhmen. Por nëse si pjesëtar i komunitetit GAY dhe gjithashtu si latin do të ndjehem i kërcënuar do ta ngrej fort zërin”, tha këngëtari.

Ndërkohë, këngëtari i “Livin la vida loca” do të ndjekë hapat e artistëve të tjerë të njohur si kanadezja Celine Dionn dhe britaniku Elton John, të cilët kanë nënshkruar kontrata afatgjata në meken e kumarit, Las Vegas.

Siç tha koncertet e shumta në këtë qytet, që do të fillojnë nga muaji prill, do të jenë në gjuhën spanjolle e angleze. Babai i dy djemve u shpreh i lumtur që ai dhe familja e tij do të qëndronin për disa kohë në Las Vegas, pas turit One World që nisi në 2015.