Melania Trump, zonja e parë e Amerikës

Nga
Melania Trump, zonja e parë e Amerikës

Publiku nuk ka dëgjuar shumë nga Melania Trump gjatë fushatës zgjedhore presidenciale amerikane.Ajo mbeti e tërhequr gjatë fushatës, por si një ish-modele, ajo ishte gjithashtu një magnet i papërmbajtshëm për vështrimet e njerëzve.

Por, kush është në të vërtetë kjo grua, e cila do të jetë  Zonja e Parë e Amerikës? Rrallë ka ndodhur që amerikanët të dinë kaq pak për zonjën e parë të ardhshme siç ka ndodhur me rastin e gruas së Donald Trump, Melanisë.

Në të shumtën e rasteve e njohin atë si ish-modelja, një zeshkane e bukur, 1,80 metra e gjatë me mollëza të fryra. Melania, e cili është gruaja e tretë e një multimiliarderi, është e njohur për veshjet shik dhe shëtitjet me limuzinë me shofer personal.

Por, është gjithashtu Melania, e cila ka mbetur e fshehur, madje edhe në fushatën më të trazuar nga të gjitha fushatat presidenciale në historinë moderne amerikane. Një arsye pse dihet kaq pak për gruan 46-vjeçare nga Sllovenia është se ajo është dëgjuar pak gjatë fushatës dhe një herë që doli ishte një katastrofë për marrëdhëniet me publikun.

Besnikëria është ajo çka Melania Trump ka treguar në pjesëm më të madhe të fushatës. Ajo shpesh është shfaqur si robot sidomos në javët e fundit të fushatës, kur ajo përsëri mbajti një fjalim zgjedhor, i pari pas fjalimit katastrofë të mbajtur në Konventën e Partisë Republikane në korrik.

Si përmbledhje e fjalimit të saj ishte thjesht përsëritje e slloganeve të Donald Trump, parulla të tilla si “Le ta bëjmë Amerikën sërish të madhe” dhe “Kjo nuk është një fushatë normale. Kjo është një lëvizje”.

Ajo rrallë i ka shfaqur njerezve ndonjë ngjarje të shkurtër personale apo ndonjë anekdotë për bashkëshortin për ta vendosur atë në një fokus më të mirë. Melania Trump është treguar e matur, të paktën deri më tani, lidhur me ato se çka bën dhe thotë bashkëshorti, dhe kjo për shkak se dihet shumë pak rreth saj.