“MTV Awards” fituesit në tapetin e kuq

Nga
“MTV Awards” fituesit në tapetin e kuq

Fansat u tërbuan kur adoleshenti Shawn Mendes mbërriti në tapetin e kuq të MTV Europe Music Awards, në Roterdam. Këngëtari Kanadian rrëfen se ishte emocionuar për Bruno Mars.

“Nuk e kam parë atë live dhe jam një nga fansat e tij më të mëdhenj. Mendoj se është e pabesueshme. Jam shumë i emocionuar”, thotë ai. E ftuar në edicionin e 23 të çmimeve MTV European ishte edhe këngëtarja dhe teksshkruesja Bebe Rexha e cila thotë që gjithçka po jeton është si një ëndërr e bërë realitet.

“Jam shumë e emocionuar që jam këtë. E kam ndjekur MTV që fëmijë, me mamanë time dhe gjithnjë kam ëndërruar të jem pjesë e një prej spektakleve të saj apo të krijoj, të bëhesha artiste për të qënë këtu sonte. Është një nder i madh. Dhe vërtet ju jam shumë mirënjohëse. Është mbreslënëse. Prindërit e mi janë këtu me mua dhe duket se gjithçka po bëhet realitet dhe smund të isha më shumë e lumtur se sa tani”, thotë ajo.

Disco group DNCE ishte nominuar për dy çmime dhe në tapetin e kuq lideri I grupit Joe Jonas rrefen se ai mbështet vëllain e vogël Nick Jonas- e të dy bashkë po punojnë për të realizuar materiale të reja.

“Nuk e di nëse e shikoj këtë si një garë. Ne thjeshtë mbështesim njeri-tjettrin edhe prej së largu dhe kjo na bën të ndihemi mirë. Këngëtarja Zara Larsson e vlerëson mundësinë për t’u ngjitur në skenë duke premtuar një performancë special".

“Une përformoj. Jam shumë e emocionuar për performancën time. Jam shumë e lumtur që jam këtu dhe vërtet se nuk më intereson fare se ëçfarë do të ndodh më vonë, sot”. Rrokeret e njohur të “Green Day” ishin pjesmarrës për të marrë çmimin MTV Global Icon dhe performuan këngën e tyre 'American Idiot' dhe këngëtari Billy Joel Armstrong tregon se nuk është dakort me politikat që ndjek vendi i tij.

“Pikërishtë tani duket se Amerika ka një atak kardiak, ndaj është tërësishtë relative” – thotë ai duke shtuar se “Gjëja më e rëndësishme është që të forcojmë lirinë e vërtet mendore dhe jo supermacinë e pushtetit”. Ylli britanik i Pop-it Charli XCX, ishte më i hapur mbi pikëpamjet e tij politike çka e demostroj edhe në tapetin e kuq.

Grupi amerikan “One Republic” refuzuan të flasin mbi mendimin e tyre mes Clinton dhe Trump ndërkaq Ryan Tedder  do të dëshironte një kandidat të tretë. Justin Bieber i nominuar në 5 kategori, fitoj “Biggest (Most) Fans", "Best Canadian Act", dhe "Best Song" për këngen Sorry".

Gaga, e cila është me turne në Japoni fitoj "Best Female" and "Best Look". Kanadiani Shawn Mendes, fitoj "Best Male" dhe intepretoj duke luajtur në piano baladën e tij "Mercy". Ai ja dedikoj fitoren mamasë së tij duke rrëfyer se ishte ditëlindja e saj.

Bruno Mars rrëmbeu audiencën me performancën e tij Uptown Funk. Nje emër tjetër i njohur që rrëmbeu çmim por nuk performoj ishin Coldplay për "Best Rock" dhe Drake për "Best Hip Hop". Statujat e çmimeve ishin në tonalitetet e ngjyrës lejla, në nder të Price, i cili u shua në Prill. The Weeknd fituan "Best Video" me hitin e tyre "Starboy".