“Ocean eight” risjell George Clooney

Nga
“Ocean eight” risjell George Clooney

Më herët këtë vit nisën xhirimet e Ocean Eight, një kast vetëm me femra të drejtuara nga Sandra Bullock, me prodhimin e George Clooney dhe Steven Soderbergh.

Duke folur për premierën e Manchester by the sea, Matt Damon, i cili më herët ka luajtur në filmat e Ocean në rolin e Linus Caldwell, foli mbi filmin e ri duke bërë të ditur dhe pjesëmarrjen e tij.

“Unë jam përfshirë pak në film. Nuk e kam lexuar ende skenarin, por kasti është fenomenal dhe jam shumë i lumtur të shoh se çfarë bëjnë këto femra. Do të jetë interesante”, ka thënë për EW, Matt Damon.

Bashkë me Sandra Bullock në film luajnë edhe Cate Blanchett, Helena Bonham Carter, Anne Hathaway, Rihanna, Sara Paulson, Mindy Kaling, Awkwafina dhe Dakota Fanning. Ocean Eight do të dalë në kinema më 8 qershor 2018.