Platforma për pronat, Beqiri: 120 mundësi për investitorët potencialë

Nga
Platforma për pronat, Beqiri: 120 mundësi për investitorët potencialë

Agjencia Shqiptare e Zhvillimit të Investimeve lançoi vitin e kaluar dy platforma të integruara brenda faqes së saj. Bëhet fjalë për “Bussines 2 Bussines”, e cila ka si synim rritjen e bashkëpunimit mes bizneseve dhe tjetra për pronat e lira, si mundësi për investime të reja.

Drejtori i Përgjithshëm i AIDA-s Genti Beqiri në një intervistë për televizionin SCAN jep edhe detajet mbi numrin e pronave të publikuara dhe interesin e investitorëve sipas sektorëve. 

Agjencia do të vazhdojnë të jetë aktive edhe gjatë këtij viti vetëm në raport me nxitjen e sipërmarrjeve shqiptare për të konkurruar në tregje më të mëdha, por sidomos për promovimin e sektorëve strategjikë në disa forume të mëdha biznesi.

120 prona publike dhe private janë hedhur në platformën on-line të Agjencisë së Zhvillimit të Investimeve duke ofruar kështu mundësi të shumta për investitorë potencialë që duan të zgjerojnë aktivitetin në Shqipëri.