Tarifat në UBT, Keco: Nuk do të ketë rritje për vitin akademik 2017-2018

Nga
Tarifat në UBT, Keco: Nuk do të ketë rritje për vitin akademik 2017-2018

Nuk do të ketë rritje të tarifave për vitin akademik 2017-2018 në Universitetin Bujqësor të Tiranës.

Këtë fakt e ka bërë të ditur zëvendës rektori për anën mësimore Remzi Keco në një intervistë për televizionin SCAN.

Ky Universitet për vitin e ri akademik do të ofrojë edhe tre programe të reja, ndërkohë që është duke aplikuar për të marrë licencimin e një sër programesh të tjera të cilat i përgjigjen kërkesave të tregut të punës.

Në bazë të kapaciteteve dhe të mundësive që ka ky Universitet numri i kuotave për 2017-2018 mund të shkojë në 2000 të tilla.