Stimulimi i prodhimit, qeveria paralajmëron paketë të re fiskale në muajin maj

Nga
Stimulimi i prodhimit, qeveria paralajmëron paketë të re fiskale në muajin maj

Tregtia vazhdon të mbetet aktiviteti ekonomik më i preferuar në Kosovë duke lënë mënjanë prodhimin.

Sipas të dhënave të fundit të Agjencisë së Statistikave të Kosovës, në tremujorin e katërt të vitit të kaluar janë regjistruar 2.251 ndërmarrje, prej tyre 587 i përkasin tregtisë, ndërsa 246 janë ndërmarrje prodhuese. Përfaqësues të Qeverisë së Kosovës thonë se zhvillimi i tregtisë, por jo edhe i sektorit të prodhimit, ka ndodhur për shkak se prodhimtaria nuk kanë qenë në pozitë të favorshme zhvillimi.

Megjithatë, sipas zëvendëskryeministrit të Kosovës, Ramiz Kelmendi kjo gjendje do të ndryshojë me paketën e re fiskale që Qeveria e Kosovës pritet të aprovojë. Duke folur për Radion Evropa e Lirë”, numri dy i qeverisë paralajmëron se paketa e re fiskale do të miratohet në muajin maj të këtij viti dhe se ajo do të ketë në përbërje lehtësive fiskale që stimulojnë prodhimin. 

“Pakoja e re fiskale ka për qëllim masa të shpejta dhe zënien e asaj kohë të humbur në mënyrë që qasja e prodhimit të zhvillohen më shpejt në raport me tregtinë”, ka deklaruar Kelmendi .

Vlera totale në vit e mallrave të importuara në Kosovë arrin shifrën në mbi 2.5 miliardë euro ndërsa eksporti i produkteve të Kosovës në vendet e rajonit dhe Europës arrin në rreth 300 milionë euro në vit.

Artikulli i plotë: Kliko këtu