FMN: Greqia po dështon, raporti flet për objektiva utopike. BE: Jo i saktë

Nga
FMN: Greqia po dështon, raporti flet për objektiva utopike. BE: Jo i saktë

Greqia është duke dështuar të realizojë objektivat e suficitit të vendosur nën planin e tretë të shpëtimit, thekson Fondi Monetar Ndërkombëtar. Suficiti primar i vendit projektohet të rritet në 1.5% përgjatë këtij viti, nga 1% të vitit të kaluar, pavarësisht një rimëkëmbje modeste, thekson institucioni. Pavarësisht kësaj rimëkëmbje, vendi është shumë larg objektivit të paracaktuar në marrëveshjen me kreditorët ndërkombëtar, pranë 3.1%, thotë FMN.

Institucioni me bazë në Uashington i mëshon qëndrimit se borxhi grek është i paqëndrueshëm. Pjesa dërrmuese e drejtueseve të fondit nuk besojnë se, ekonomisë helene i nevojitet një konsolidimi i mëtejshëm fiskal. Fondi nënvizon se po merr në vlerësim idenë e një huaje të re për Greqinë, që të mbulojë marrëveshjen prej 86 mld euro të arritur me kreditorët europianë, por vetëm në rast se planet e reduktimit të borxhit të vendit do të jenë realiste.

Kreditorët europiane nga ana tjetër, kërkojnë që FMN të bëhet pjesë e marrëveshjes përpara disbursimit të këstit të radhës së huasë. Borxhi publik i Greqisë do të prekë 275% të Prodhimit të Brendshëm Bruto në vitin 2060, ndërkohë që nevojat për financim do të jenë të barabarta me 62% të PBB-së.

Gjatë vitit aktual, borxhi publik do të prekë 181% të PBB-së. Fondi projekton një rritje të ekonomisë helene me 2.7% përgjatë vitit. Ndërkohë, zyrtarë të lartë të Bashkimit Europian, në kushte anonimati, janë shprehur se, raporti i Fondit Monetar Ndërkombëtar nuk është realist, pasi nuk merr parasysh reformat e ndërmarra në financat publike.