Greqi, fermerët vijojnë protestat ndaj reformave të qeverisë

Nga
Greqi, fermerët vijojnë protestat ndaj reformave të qeverisë

Protestat me traktorë dhe makineri bujqësore nga fermerët grekë vijojnë edhe sot.

Më herët ata kishin bllokuar pikën kryesore të kalimit kufitar me Maqedoninë.

Fermerët protestojnë rritjen e detyruar të taksave dhe tarifave të siguracionit, që qeveria greke ka bërë për të plotësuar kërkesat e kreditorëve.

Mbi 50 traktorë e makineri të tjera kanë bllokuar trafikun edhe në Selanik. Të mbledhur nga të gjitha zonat përreth, ata thanë se lëvizja e tyre është simbolike dhe se nuk kanë në parim bllokimin e trafikut dhe të krijojnë kaos, por të theksojnë problemin kryesor dhe të informojnë njerëzit për kërkesat e tyre.

Reformat që prekin fermerët hynë në fuqi në 1 Janar të këtij viti. Prej atëherë, protestat kanë qenë të shpeshta dhe janë shtrirë në të gjithë vendin.