Greqi, operatori i shpërndarjes së gazit natyror DESFA apel qeverisë: Përshpejtoni privatizimin

Nga
Greqi, operatori i shpërndarjes së gazit natyror DESFA apel qeverisë: Përshpejtoni privatizimin

“Athina duhet të përshpejtojë procesin e privatizimit të operatorit të rrjetit të gazit natyror “DESFA”, ndërkohë që vonesat në proces kanë pasur ndikim negativ” tha shefi Ekzekutiv i Kompanisë të enjten.

Privatizimi i DESFA është pjesë e një procesi që Greqia duhet të ndërmarrë për të shitur asetet shtetërore, si një kusht i rëndësishëm i ndihmës së vendit nga Bashkimi Evropian dhe FMN-ja. Qeveria greke dhe rafineria më e madhe e naftës “Hellenic Petroleum” kishin rënë dakord të shisnin 66 për qind të DESFA për SOCAR të Azerbajxhanit, për 400 milionë euro.

Marrëveshja u rrëzua në nëntor, pasi Athina ngriti tarifat për DESFA-n, ndërkohë që SOCAR kërkoi ulje të çmimit.  

"Shqetësimi i kompanisë është që procesi duhet të jetë i shpejtë, sepse vonesat dhe procedurat e gjata kanë ndikim tek kompania", tha CEO, i DESFA Sotiris Nikas, në një konferencë të energjisë në Athinë. 

Nikas tha se Athina është duke shqyrtuar nëse do të shkojë përpara me procesin aktual ose të fillojë një tender të ri.

(os.de)