Francezët “blejnë” Italinë/Bizneset italiane ndiejnë kërcënimin, gati kufizimet

Nga
Francezët “blejnë” Italinë/Bizneset italiane ndiejnë kërcënimin, gati kufizimet

Krerët e bizneseve në Itali po ndjejnë kërcënimin e blerjes nga kompanitë franceze. Sipas burimeve, këtë rritje të pakënaqësisë mund ta ndiejë kompania mediatike franceze Vivendi, pasi po përpiqet të ketë kontroll ndaj Mediaset dhe Telecom Italia.

Kompanitë franceze kanë lajmëruar blerje në Itali me një vlerë prej 41.8 miliardë dollarë në 5 vitet e fundit, përfshirë marrëveshjen e Essilor me Luxottica dhe blerjen e njësisë Pioneer Investments të Unicredit, nga kompania e menaxhimit të aktiveve në Francë, Amundi SA.

Autoritetet italiane po përqëndrojnë përpjekjet e tyre në disa fusha ku mund të ndërhyjnë, duke përdorur presione rregullatore për të frenuar ofensivën e korporatave franceze. Ekzekutivët  në Itali, si kreu i Intesa Sanpaolo, Carlo Messina, janë bërë më të hapur në publik, duke kundërshtuar “sulmet” nga firmat franceze.  

“Ne jemi kompani që flasim gjuhën italiane, dhe po mbrojmë kulturën tonë. Ata që mbrojnë kulturën tonë në frëngjisht, janë qesharakë”, ka thënë kreu i Intesa Sanpaolo. Banka po përfundon një shkrirje me kompaninë e sigurimeve Generali.

Komentet e tij vijnë pasi Generali caktoi një francez në krye të bordit dhe prej spekulimeve se gjiganti i sigurimeve në Francë, AXA, po përpiqet të blejë kompaninë italiane. Eksperiencat e kaluara me përmbajtjen e kompanive vendase për të mos u zaptuar nga francezët kanë lënë gjurmë.  Alitalia ka marrë ndihmë financiare nga investitorë italianë në vitin 2008, duke shmangur përpjekjen e AirFrancë për ta blerë.