Schulz arrin Merkel/Sondazhet flasin për barazim, kancelarja nën kërcënim

Nga
Schulz arrin Merkel/Sondazhet flasin për barazim, kancelarja nën kërcënim

Për herë të parë që prej vitit 2012, Social Demokratët gjermanë kalojnë nivelin e 30 pikërisht në sondazhe. Rritja e peshës së partisë në elektorat vjen pas nominimit të Martin Schulz në krye. Ky i fundit duket se kërcënon seriozisht Angela Merkel, pushteti i së cilës deri pak kohë më parë dukej i palëkundur.

Sondazhi i fundit i Stern dhe RTL, që është edhe më i madhi në vend, tregon se, social demokratët pëlqehen nga 31% e elektoratit gjerman. Kristian demokratët e Angela Merkel ndërkohë, kanë humbur një pikë përqindje, dhe tashmë gëzojnë vetëm 34% të votës popullore.

Të dhënat tregojnë se, blloku konservator po humbet ndjeshëm terren, në favor të liberalëve që tashmë kanë një lider i cili mund ti udhëheqë pse jo, edhe drejt fitores, Martin Schulz. Madje, kur pyeten se për këtë do të votonin nëse vota do të ishte direkt për kandidates, gjermanët ndahen me nga 37%, çka tregon se gara elektorale e shtatorit do të jetë më e ngushtë se asnjëherë më parë gjatë 2 dekadave të fundit.

Një tjetër sondazh tregon se, në rast se zgjedhjet do të mbaheshin sot, social demokratët e schulz do të rrëzonin Merkel nga pushtetit. Ekstremistët e djathtë, anti-emigrantë, që garojnë nën siglën Alternativa për Gjermaninë, projektohet të marrin 10% të votës popullore, gjë që tregon se, në Gjermani, ekstremi i djathtë nuk rrezikon të marrë pushtetin, ndryshe nga ç ‘projektohet në Francë apo gjetkë në Europë.