BE nuk rrezikohet nga politika/Moody`s rrit projeksionet, por paralajmëron Francën

Nga
BE nuk rrezikohet nga politika/Moody`s rrit projeksionet, por paralajmëron Francën

Rreziqet e fragmentarizmit të Bashkimit Evropian, të paktën për momentin mbeten të vogla, por nga ana tjetër, tensionet politike si dhe zgjedhjet e ardhshme në disa vende, me shumë gjasa do të paralizojnë politikbërjen, thekson agjencia e vlerësimit Moody`s.

Pavarësisht deklaratave dhe realitetit, Moody`s ka ulur vlerësimin për rreziqet politike, nga të ulta, në shumë të ulta. Agjencia nga ana tjetër nuk shikon asnjë rrezik në horizont, sa i përket një krizë të borxhit.

"Bashkimi Evropian është në një gjendje të qëndrueshme post-krize, dhe në terma të përgjithshëm është e mirëbalancuar. Rreziqet e fragmentarizmit mbeten të ulta", u shpreh një zyrtar i lartë i agjencisë prestigjioze të vlerësimit. Jo vetëm Franca dhe Italia, por edhe Gjermania do të zhvillojë zgjedhje të përgjithshme këtë vit.

"Ne nuk jemi të shqetësuar për Gjermaninë, por duhet të mbikëqyrim Francën dhe Italinë. Në Francë ka shumë pasiguri", deklaroi i njëjti zyrtar.

Ndër të tjera, agjencia thekson se, disa prej pasigurive rrjedhojë e Brexit tashmë janë venitur, dhe se ekonomia britanike po mbahet mirë, pavarësisht se dalja nga unioni shihet si negative për ekonominë e ishullit në terma afat-gjatë.