FTSE 500 për Brexit - Liderët e kompanive kanë regjistruar ndikimin deri më tani

Nga
FTSE 500 për Brexit - Liderët e kompanive kanë regjistruar ndikimin deri më tani

Më shumë se gjysma e biznesmenëve më të mëdhenj në Britani mendojnë se dalja nga Bashkimi Evropian ka pasur një ndikim negativ në kompanitë e tyre, megjithatë thonë se mund ta përballojnë ndryshimin.

Ekonomia britanike ka performuar më mirë se sa pritej që prej referendumit në Qershor 2016, megjithatë një sondazh drejt liderëve të më shumë se 100 firmave kryesore në vend, ka zbuluar se 58% e këtyre kanë parë rezultate negative nga Brexit.

Shumica e krerëve të kompanive britanike kishin marrë masa për të reaguar ndaj referendumit, duke përgatitur plane emergjencë dhe duke analizuar marrëdhëniet që Britania do të ketë me BE pas negociatave. Sondazhi është ndërmarrë nga Ipsos, firma e dytë më e madhe hulumtuese në vend. 10% e personave që kishin përgatitur masat emergjecë, thanë se po planifikojnë zhvendojen e biznesit jashtë britanisë.

“Sondazhi drejt liderëve të kompanive që përbëjnë indeksin FTSE 500, ofron një perspektivë për mënyrën se si bota e biznesit po mendon pas Brexit. Fatkeqësisht,shumica e bizneseve kanë filluar të ndjejnë goditjen nga dalja prej Bashkimit Europian”, thekson kompania hulumtuese.

Liderët e bizneseve në Britani kanë qenë personat më të hapur në publik mbi qëndrimin në BE, pasi aksesi drejt tregut europian i lejon kompaitë që të kenë rritje në të ardhmen. Megjithatë,  në afat-gjatë, sondazhi tregoi një reagim më pozitiv, pasi të gjithë të anketuarit treguan se mund të përshtaten.