Blerjet e kinezëve në botë/$75 mld marrëveshje janë anuluar në 2016 prej rregullatorëve

Nga
Blerjet e kinezëve në botë/$75 mld marrëveshje janë anuluar në 2016 prej rregullatorëve

Blerje nga investitorët kinezë me një vlerë prej 75 miliardë dollarë janë anuluar vitin që kaloi, për shkak të kufizimeve rregullatore dhe të këmbimi valutor.

Megjithatë, pavarësisht braktisjes së disa marrëveshjeve, investimet direkte të Kinës në SHBA dhe Europë janë dyfishuar në një rekord prej 94.2 miliardë dollarë në 2016-ën.  

Shitësit e aseteve në Europë dhe Shtetet e Bashkuara po vlerësojnë mundësitë nga blerësit kinezë, por nuk po i  japin prioritet prej kufizimeve të vendosura në kapital.  

Kina shënoi një dalje rekord të kapitalit vitin e kaluar, nxitur nga pritshmëritë se juani do të vazhdojë të dobësohet kundër dollarit amerikan dhe ndërsa rritja e ngadaltë në vend ka alokuar investimet diku tjetër.

Në përpjekje për të ruajtur rezervat, mbikëqyrësi i këmbimit valutor në Kinë është bërë një nga barrat më të mëdha për grupet kineze që kërkojnë të blejnë biznese jashtë vendit.  

Dhjetë marrëveshje në Shtetet e Bashkuara me vlerë 58.5 miliardë dollarë janë anuluar. Një ofertë prej 3 miliardë dollarë nga investitorë kinezë për njësinë amerikane të kompanisë Philips, është penguar nga Komisioni i Shteteve të Bashkuara për Investimet e Huaja.

Në Europë, 20 dakordësi me vlerë prej 16.3 miliardë dollarë janë braktisur. Megjithatë, grupet kineze po blejnë ende në një ritëm të shpejtë, duke marrë parasysh se investimet direkte ishin vetëm 2 miliardë dollarë një dekadë më parë.

Analistët thonë se çështjet politike dhe rregullatore në Kinë kanë bërë perspektivën afat-shkurtër më sfiduese.