Fjalimi i parë i Trump, presidenti e pranon: Rusia "manipuloi" zgjedhjet

Nga
Fjalimi i parë i Trump, presidenti e pranon: Rusia "manipuloi" zgjedhjet

Presidenti i zgjedhur amerikan, Donald Trump, u përball me një seri pyetjesh, në konferencën e parë për mediat që kur fitoi zgjedhjet, duke filluar nga marrëdhëniet me Rusinë e deri tek shkëputja nga bizneset e tij.

Që nga korriku i vitit të kaluar, Trump ka përdorur rrjetin social, Twitter për të shprehur qëndrimet e tij mbi çështje të ndryshme, të brendshme dhe globale.

Nga holli i Kullës Trump në Nju Jork, presidenti i zgjdhur tha se, nuk ka të bëjë aspak me Rusinë, dhe argumentoi se është viktimë e sulmeve politike, pas raporteve se zyrtarët e inteligjencës amerikane zotërojnë materiale, që përmbajnë akuza të dëmshme mbi lidhje me Moskën.

"Mendoj se Rusia është përgjegjëse për sulmet kibernetike mbi zgjedhjet në SHBA. Por, sulme kibernetike ka edhe nga grupe të tjera dhe në vende të tjera", u shpreh Trump, i cili nuk e kritikoi aspak presidentin rus, Vladimir Putin.

Trump, njoftoi gjithashtu se bizneset e tij do t’ja dorëzojë dy djemve më të mëdhenj, por nuk do të shkëputet plotësisht, siç i kishte sugjeruar Zyra e Etikës së Qeverisë apo avokatë të ndryshëm.