WEF: Ja cilat janë 5 rreziqet globale për 2017

Nga
WEF: Ja cilat janë 5 rreziqet globale për 2017

Forumi Ekonomik Botëror ka nxjerrë një raport vjetor, pasi ka anketuar 750 ekspertë për të identifikuar shqetësimet më të rëndësishme globale. Këtu janë pesë rreziqet që kryesojnë listën:

Së pari, rritja e të ardhurave dhe pabarazia ekonomike renditet e para nga ana e ekspertëve si rreziku më i lartë dhe më kritik për sa i përket zhvillimeve globale gjatë dekadës së ardhshme. Por gjatë periudhës historike ulja e interesit në të gjithë botën është një nga pikat kyçe e cila ka rritur shqetësimet ekonomike. Një nga ekonomistët e Bankës së Anglisë Andrew Haldane, ka arritur në analizën që situata financiare përben një nga shkallët më të rrezikuar në krizën financiare. 

Ngadalësimi ekonomik i Kinës është një nga rreziqet më të larta për sa i përket raportit të Forumit Ekonomik Botëror. Për vitin 2016, juani kinez ka pësuar humbjen më të madhe vjetore kundrejt dollarit amerikan, duke e bërë atë performancën më të keqe për monedhën aziatike për vitin kalendarik. Raporti, arriti në konkluzionin që normat e rritjes ekonomike të interesit ka qënë gjithnjë e vështirë për t’u parashikuar.

Një nga ekonomistët e Harvardit, Dani Rodrik, ka propozuar një teori, të cilën e quajti “the globalization trilemma", në të cilën gjatë demokracisë, sovranitetit kombëtar dhe integrimi global ekonomik, vetëm dy prej tyre mund të jenë të përshtatshme, tregon raporti.

Së dyti, Brexit, fitorja e presidentit të sapo zgjedhur Donald Trump si dhe rritja e populizmit janë të gjitha rreziqe gjeopolitike sipas anketimit të rreziqeve globale. Çështjet përreth kulturës, identitetit janë rrënjët më të rëndësishme politike të vitit 2016.

Së treti, zhvillimet teknologjike janë një zë tepër i rëndësishëm për sa i përket rënies industriale si dhe përkeqësimit në perspektivat në tregun e punës, kjo sipas raportit të fundit vjetor WEF. Ky ndryshim i madh në fushën e teknologjisë ka përshpejtuar probleme në stabilitetin politiko –ekonomik, sigurinë e punës, por madje edhe në marrëdhëniet shoqërore. Sipas raportit, inteligjenca artificiale dhe robotët përbëjnë rrezikun më të madh gjatë dekadës së ardhshme.

Së katërti, ndryshimet klimatike kishin ardhur nën rritje gjatë fushatës presidenciale të Donald Trump, i cili ky i fundit premtoi të tërhiqej nga marrëveshja pas inaugurimit të tij më 20 Janar, por Trump e merrte si një shaka ndryshimet klimaterike.

Ndërkaq presidenti Barack Obama citoi miratimin e energjisë si të “pakthyeshme”, duke ju referuar artikullit të revistës “Science”, gjatë ditës së Hënë. Por pjesa e publikuar u duk si një presion mbi pasardhësin e tij, Donald Trump, duke mbështetur nga larg ndryshimet klimaterike në Paris. 

Së pesti, rreziqet mjedisore kanë dominuar në rreziqet globale sipas raportit të Forumit Ekonomik, për të paktën në shtatë vitet e fundit. Mund të themi, që ngjarjet ekstreme të motit, ndryshimet klimaterike si dhe kriza e ujit kanë qënë në fokus ndër rreziqet më të larta të globalizmit gjatë vitit të kaluar.

Marrëveshja e Parisit, e cilat tashmë është ratifikuar nga më shumë së 110 vende në një tranzicion global në një ekonomi të ulët të karbonit është duke u zhvilluar më tej, por raporti tregon që këto ndryshime klimaterike nuk do jetë mjaftueshëm e shpejtë për t’u realizuar. 

(a.xh)