Planet e prodhuesve, lënë mënjanë makinat e vogla për Fuoristrada

Nga
Planet e prodhuesve, lënë mënjanë makinat e vogla për Fuoristrada

Prodhuesit global të makinave po përpunojnë strategjitë e tyre për produktet dhe investimet për tregun e Shteteve të Bashkuar për të sjellë më shumë fuoristrada për shkak të një mënjanimi nga modelet me përmasa të vogla dhe të mesme, thonë ekzekutivët në shfaqjen e makinave në Detroit.

Kompani si Toyota, GM dhe Volkswagen po shtojnë më shumë tipe SUV (sport utility vehicle) në planet e tyre për produktet, për shkak të projeksioneve për një rritje të kërkesës për këto në Shtetet e Bashkuara.

Tipet Sedan po humbasin volum të shitjeve dhe tregtarët po ofrojnë skontime të mëdha që ta heqin këtë kategori nga shfaqjet e makinave.

Marzhet e fitimit për makinat e mwdha dhe tipet SUV janë më të mëdha. Kjo zhvendosje ka bërë që disa kompani të ulin kapacitetin e prodhimit e dedikuar ndaj makinave të vogla disa vite më parë.

Një rast është ai i kompanisë japoneze Nissan me modelin Rogue Sport, një version amerikan i modelit Qashqai që kompania ka shitur prej vitesh në Europë dhe Azi. Zhvendosja nga makinat e vogla në fuoristrada, po godet edhe markat e luksit.

Në kompaninë bavareze BMW gjatë vitit të kaluar, 43% e shitjeve në SHBA ishin tipe SUV.  Për kompaninë Toyota, kwto makina do të përbëjnë 63% të shitjeve në SHBA për 2017, duke projektuar se RAV4 do të marrë avantazh ndaj modeli Camry këtë vit si makina më e shitur në SHBA.

Honda po përpiqet të zgjerojë gjithashtu prodhimin e modelit Acura MDX në një fabrikë në Ohio. Ford po përpiqet të risjellë gjithashtu modelin Bronco, ndërsa FCA ka shpalosur planet për të sjellë tipe SUV për linjën Jeep.

Zv/presidenti i SHBA Joe Biden, ka vizituar shfaqjen ditën e Martë, duke parë disa nga produktet që ofronin kompanitë.