Fitime në aksionet e Suedisë, Bloomberg jep firmat me dividentët më të mirë në 2017

Nga
Fitime në aksionet e Suedisë, Bloomberg jep firmat me dividentët më të mirë në 2017

Suedia mund të ketë normë negative të interesit, por firmat vendase do të sjellin disa pagesa të majme drejt aksionerëve. Prej 29 kompanive të listuara në indeksin e titujve të kapitalit në Suedi, kompanitë telefonike Tele2 dhe Erisson, ofrojnë kthimet më të mëdha të projketuara për dividentët në 12 muajt e ardhshëm, tregojnë parashikimet e pagesave të ardhshme të dividentëve të Bloomberg.

Më tej, 3 prej bankave më të mëdha të Suedisë; Nordea Bank, Swedbank, dhe grupi SEB (Skandinaviska Enskilda Banken), do të ofrojnë gjithashtu kthime të mëdha.

Duke u bazuar në çmimet për aksion në mbylljen e sesionit të fundit tregtar, parashikimi mesatar për dividentët për indeksin benchmark të Suedisë ishte më i lartë se ai i indeksit Stoxx 600, kryesori për të gjithë europën.

Parashikimi tejkalon gjithashtu indeksin DAX të Gjermanisë dhe është në të njëjtin nivel me FTSE 100 të Britanisë. 

Aksionerët do të shohin se sa do të marrin në dividentë, kur kompanitë më të mëdha të Suedisë të lajmërojnë rezultatet për tremujorin e katërt 2016 në fund të këtij muaji. Analistët e Nordea Bank thonë se kompaitë e industrive me rritje të ulët do të jenë ato me kthim më të lartë për investitorët.

Sipas tyre, këto janë operatorët telefonikë, firmat e pasurive të paluajtshme dhe bankat. Në 26 kompanitë e indeksit kryesor të Stockholmit që paguajnë dividentë, 16 prej tyre pritet të kenë një rritje të pagesave për 2016-ën, ndërsa 9 parashikohen të pandryshuara.

Dividentët paguhen pas takimeve vjetore të përgjithshme që mbahen në zakonisht pranverë.