Europiani, Franca "fitoi" 613 mijë vizitorë, 1.22 mld euro në ekonomi

Nga
Europiani, Franca "fitoi" 613 mijë vizitorë, 1.22 mld euro në ekonomi

Një studim i fundit i prezantuar nga qeveria franceze, zbulon se, kampionati europian i futbollit, i zhvilluar në Francë vitin e kaluar i dha ekonomisë së vendit të paktën 1.22 miliardë dollarë.

Shpenzimet ndërkohë për organizimin e evenimentit vlerësohet të kenë shkuar në 596 milionë euro. Rreth 600 mijë vizitorë kanë shkuar në Francë për të ndjekur ndeshjet e kampionatit, dhe këta të fundit kanë kontribuar me rreth 625.8 milionë euro.

Mesatarisht, vizitorët kanë shpenzuar secili, 154 euro në ditë, dhe kanë qëndruar në vend mesatarisht 7.9 ditë. 35% e parave të shpenzuara kanë shkuar për akomodimin në hotele, 30% për ushqimin, 15% për transportin, dhe rreth 20% me blerje.

Studimi nuk merr në vlerësim vizitorët francezë, çka do të thotë se impakti i kampionatit europian në ekonominë e vendit është bindshëm më i madh. Në arkat e shtetit vlerësohet se kanë shkuar rreth 75 milionë euro, nga cilat 70 milionë në formën e tatimit mbi vlerën e shtuar.

Studimi u prezantua nga Ministri i Sportit francez, i cili e cilësoi kampionatin europian të futbollit 2016 si një operacion të suksesshëm ekonomik.