SCAN, një dimension i ri për lajmin ekonomik!

Nga
SCAN, një dimension i ri për lajmin ekonomik!

Miq e lexues të SCAN! Duke ju falenderuar që na keni përzgjedhur për t’u informuar për zhvillimet ekonomike, faqja on-line tashmë vjen me një dimension të ri.

SCAN on-line nuk do të jetë më vetëm një faqe që reflekton  informacionet e transmetuara në televizion por edhe një portal i  mirëfilltë i informacionit ekonomik e financiar.

Krahas lajmit ekonomik në kohë reale, portali “SCAN” sjell një sërë risish, mes të cilave zhvillimet nga tregjet, analizën ekonomike,  profilin, dossierin ekonomik etj.

Krahas shtimit të rubrikave për efekt informimi, portal i ri vjen  edhe si një dritare informacioni utilitare, duke ofruar në kohë reale  zhvillimet nga bursa e lëndët e para apo fjalorin ekonomik e këshillat e  karrierës e të investimit.

Për investitorët e huaj, zhvillimet kryesore do të ofrohen në variantin anglisht.

Ju jemi mirënjohës për mbështetjen e deritanishme me leximet e  vlerësimet tuaja e kemi besim se këtë do të vijoni ta bëni edhe në  vijim!

SCAN

Vizito portalin e ri

www.scan-tv.com