Landfill për mbetjet e ngurta- Çdo familje në Vlorë do të paguajë 7 mijë lekë në vit

Nga
Landfill për mbetjet e ngurta- Çdo familje në Vlorë do të paguajë 7 mijë lekë në vit

Çdo familje në rrethin e Vlorës do të paguajë rreth shtatë mijë lekë taksë vjetore për landfillin e mbetjeve të ngurta që pritet të ngrihet.

Eksperiencat e mëparshme kanë treguar se bashkitë nuk kanë mundur ta mbledhin dot një tarifë të tillë edhe në vlerë më të ulët, siç është rasti i Shkodrës ku çdo familje do të duhej të paguante një mijë lekë tarifë vjetore.

Nisur nga ky fakt deputetët e Komisionit Parlamentar të Veprimtarive Prodhuese kanë ngritur dyshimet e tyre në lidhje me mbledhjen e kësaj tarife. Mbi 24 milionë euro do të jenë kostot  e këtij projekti të cilat do të financohen nëpërmjet huas nga KfW, si dhe dy granteve me vlerë 8.8 milionë euro.

Sa i përket  kostove të shpronësimit të tokës do të përballohen nga buxheti i shtetit dhe janë në vlerën e 3.5 milionë euro.