Bursa e energjisë - Si do bëhet regjistrimi i operatorëve, sa para do paguhen

Nga
Bursa e energjisë - Si do bëhet regjistrimi i operatorëve, sa para do paguhen

Tregu i energjisë i ka hyrë tashmë një metamorfoze që ka nisur që prej vitit 2015 dhe që pritet të vijojë. Liberalizmi që shërben edhe si busull në këtë proces, po shoqërohet edhe me nisma të tjera siç është krijimi i Bursës së Energjisë.

Ajo që është deklaruar tashmë lidhet me faktin se Operatori i Sistemit të Transmetimit do të jetë edhe menaxhuesi i kësaj burse. Por si mund të regjistrohen operatorët e tjerë të tregut që kanë aktivitet në energjetikë.

Në momentin që do të nisë funksionimi i sistemit të bursës operatorët duhet të paraqesin pranë OST disa dokumente. Sipas rregullores së miratuar tashmë procedura është e tillë. Aplikuesi plotëson një formular tip për shprehje interesi.

Bashkëngjitur do të jenë edhe dokumentet e tjera si:

-Informacion teknik miratuar nga OST

-Licenca kopje e noterizuar

-Dokumente lëshuar nga OST sha dhe ose OSSH që jep akses në rrjet atë të transmetimit dhe ose shpërndarjes për rastet e tranzitimeve. 

-Bilanci i fundit vjetor i certifikuar nga organet e tatimtaksave, kopje e noterizuar.

-Përshkrim për mjetet e komunikimit deklaratë origjinale e aplikuesit

-Informacion mbi detajet dhe mënyrën e komunikimit

Por për të qenë pjesë e tregut ka edhe një parakusht. Çdo subjekt që regjistrohet duhet të depozitojë në një bankë tregtare një garanci financiare.

Sipas rregullores shuma e garancisë do të jetë e barabartë me 5 për qind të programit fizik mujor të parashikuar nga pjesëmarrësi në tregun e energjisë elektrike shumëzuar me 10 lekë për kilovat/orë por jo më shumë se 10 milionë lekë dhe jo më pak se 500 mijë lekë.