Marrëveshja e huasë - Projektligji kalon në Kuvend, debate për 63.8 mln investime

Nga
Marrëveshja e huasë - Projektligji kalon në Kuvend, debate për 63.8 mln investime

Komisioni Parlamentar për Veprimtarinë Prodhuese miratoi projektligjin “Për ratifikimin e marrëveshjes së huasë mes qeverisë dhe Bankës Ndërkombëtare për Rindërtim dhe Zhvillim, për financimin e projektit për zhvillimin e integruar urban dhe të turizmit".

Nisma pritet të votohet në Kuvend dhe kostoja e realizimit të projektit vlerësohet në 63.8 milionë euro.

Gjatë diskutimeve në komision deputetët e PD-së kërkuan shpjegime nga përfaqësuesit e qeverisë se përse këto fonde janë përqendruar vetëm në zonat e jugut.

Beci shpjegoi edhe mënyrën se ku do të përqendrohen investimet në zonat turistike. Projekti për zhvillimin e integruar urban dhe të turizmit është pjesë e parashikimeve të programit buxhetor afatmesëm 2017-2019 të Fondit Shqiptar të Zhvillimit.