Krijohet fondi për artizanatin për periudhën 2017-2019, jepen 30 mln lekë

Nga
Krijohet fondi për artizanatin për periudhën 2017-2019, jepen 30 mln lekë

Krijohet fondi i ekonomisë kreative me vlerë 30 milionë lekë për vitet 2017-2019. Sipas vendimit të Këshillit të Ministrave ky fond do të ndahet për të tre vitet në vlera të barabarta me 10 milionë në vit.

Fondi i Ekonomisë Kreative u jep ndihmë financiare të drejtpërdrejtë mikrondërmarrjeve dhe ndërmarrjeve të vogla që operojnë në sektorin e artizanatit. Në varësi të projektit konkurrues, të përgatitur nga aplikantët, skema mbulon 80 për qind të kostove të miratuara, por jo më shumë se 500 mijë lekë.

Përfitojnë nga Fondi i Ekonomisë Kreative mikrondërmarrjet dhe ndërmarrjet e vogla, që plotësojnë këto kushte: Janë të klasifikuara si mikrondërmarrje ose ndërmarrje të vogla. Janë të regjistruara në Qendrën Kombëtare të Biznesit dhe kanë si objekt aktiviteti artizanatin.

Si dhe një kush i rëndësishëm është mundësia që këto ndërmarrje duhet të kenë për të financuar 50 për qind të të gjitha kostove të projektit të propozuar para përfundimit të tij.

Një tjetër venim i Këshillit të Ministrave ka të bëjë me miratimin e kalendarit të menaxhimit të shpenzimeve publike për vitin 2017. Vendim ky që hynë në fuqi menjëherë dhe i shtrin efektet e tij financiare që nga data 1 janar 2017.