Rama: Bulevardi i ri i shërben zhvillimit ekonomik dhe social

Nga
Rama: Bulevardi i ri i shërben zhvillimit ekonomik dhe social

Kryeministri Rama gjatë ceremonisë së vendosjes së pllakave në Bulevardin e ri pohoi se Tirana mund ta kishte këtë Bulevard vite më parë

"Nga vota në drejtimin e duhur, Tirana do të ketë Bulevardin e ri dhe sheshin e tij”, u shpreh Rama.

Kreu i kabinetit qeveritar më tej pohoi se është për të ardhur keq që Tirana është i vetmi kryeqytet që nuk ka sheshin e vet dhe që po e ndërton tani.

“Ky Bulevard nuk i shërben vetëm atyre që e përdorin po i shërben një zhvillimi ekonomik dhe social. Sot do të fitojë më shumë Tirana dhe do të fitojë edhe nesër. Dua të falënderoj punëtorët, teknikët, inxhinierët, sipërmarrësit dhe kompanitë. Ky është Bulevardi që lidh gjeneratën e sotme me gjeneratën tjetër”, pohoi Rama gjatë kësaj ceremonie.

(os.de)