Investimet në Tiranë, Gjiknuri: 20 mln euro, plani i përshtatet zhvillimit

Nga
Investimet në Tiranë, Gjiknuri: 20 mln euro, plani i përshtatet zhvillimit

Operatori i Shpërndarjes së Energjisë planifikon të ndërhyjë në disa zona të rëndësishme në kryeqytet gjatë vitit 2017.

Ministri i Energjisë dhe Industrisë, Damian Gjiknuri dhe administratori i OSHEE, Adrian Çela ishin në nënstacionin e Selitës nga ku dhanë detaje mbi planin e investimeve në kryeqytet.

Investimi i fundit në nënstacionin e Selitës parashikon zgjerim të tij dhe kostoja e ndërhyrjes do të jetë 6 milionë euro.

Me këtë nënstacion lidhen 23 fidera duke prekur një numër të konsiderueshëm konsumatorësh përgjatë zonës së Unazës së Madhe, Rrugës Teodor Keko, ish-Fushës së Aviacionit, Pallatet Hauai dhe Laprakës.