Efektet e inflacionit, Malaj: Pritshmëritë e 2017, ndikim zhvillimet politike

Nga
Efektet e inflacionit, Malaj: Pritshmëritë e 2017, ndikim zhvillimet politike

Në rritjen e inflacionit gjatë muajit të kaluar kanë ndikuar faktorë të jashtëm dhe të brendshëm. Kështu e vlerëson eksperti i ekonomisë, Arben Malaj, nivelin prej 2.2% të inflacionit.

Sipas Malajt, efektet që kanë ndikuar janë rritja e shkëmbimeve tregtare, përdorimi i fondeve publike në fund të vitit, si dhe rritja e kreditimit për individët.

Por referuar parashikimeve për 2017, Malaj shprehet, se një ndikim të madh në konsum, investime apo gjithë ekonominë e vendit do ta kenë zhvillimet politike në vend.

Indeksi i çmimeve të konsumit pësoi rritje gjatë muajit të fundit të vitit të kaluar, çka ka bërë që të shihet në dy aspekte. Arsyeja e parë është rritja e konsumit nga festat e fundvitit, ndërsa e dyta si një stabilizim i ekonomisë vendase.

Megjithatë kjo mbetet për t’u vërtetuar gjatë muajve të parë të këtij viti, se si do të jetë trendi i inflacionit.